LAJMI I FUNDIT:

GTX 560 Ti më i fuqishëm në përgatitje?

GTX 560 Ti më i fuqishëm në përgatitje?

Nvidia po e përgatit edhe një version të kartelës së vet të super-popullarizuarës GeForce GTX 560 Ti, ashtu që sadopak të plotësoj ofertën deri në paraqitjen e gjeneratës së re të çipave.

Kartela e re do të bart emërtimin GeForce GTX 560 Ti (448 Core) dhe që do të paraqes një mbindërtim të rëndësishëm të modelit aktual, gjë të cilën Nvidia tashmë e ka bërë një herë me modelin GeForce GTX 260.

Në vend të procesorit grafik GF114, kartela e re GTX 560 Ti do të ketë versionin e dobësuar të çipit GF110, të njohur nga modeli GTX 570 dhe GTX 580. Specifikat përfshijnë krejtësisht 448 bërthama CUDA, 56 një për tekstura dhe 40 njësi ROP, mbledhësen 320-bitësh të memories dhe sipas të gjitha gjasave 1,280 MB të memories GDDR5. Çipi i ri me vete do të duhej të sjell edhe përkrahjen për 3-way SLI (versioni aktual GTX 560 Ti lejon SLI-në vetëm me dy kartela), konektorët DVI, HDMI dhe DisplayPort, por edhe shpenzimin më të lartë në krahasim me modelin aktual.

Pritet që taktet referent të jenë më të ulët nga modeli referent GTX 570, derisa çmimi pritet të jetë rreth 300 dollarë. /Telegrafi/