LAJMI I FUNDIT:

Tabletët më të shitur se netbookët

Tabletët më të shitur se netbookët

Për të parën herë prej kur tabletët u futën në prodhimin masiv këto pajisje janë më të shitur se netbookët.

Këtë e tregojnë rezultatet e kompanisë ABI Research për çerekun e dytë të vitit 2011. Në këtë periudhë janë shitur 13.6 milion tablet, respektivisht 112.5 për qind më shumë se gjatë çerekut të parë, ndërsa janë shitur vetëm 7.3 milion netbook, respektivisht rreth një milion më pak se një çerek më herët.

Analistët e kësaj kompanie thonë se presin që ky trend të marr një kthesë.

“Pasi që i takojnë segmenteve të ndryshëm, nuk bëhet fjalë për zëvendësim të drejtpërdrejtë por për zëvendësimin në listën e pajisjeve më interesante për blerësit”, tha Jeff Or nga kopania ABI Research.


“Tabletët janë më të thjeshtë për përdorim në krahasim me tastierën, miun dhe interfejsin ekzistues në kompjuterët netbook. Ata të cilët i ikin PC-së për shkak se gjejnë të komplikuar për ta përdorur i shohin tabletët si një shans për ty rilidhur me Internetin”.

Posedimi i iPadit në tregun e tabletëve është ende i madh, 68 për qind i të gjithë tabletëve të shitur gjatë çerekut të dytë të vitit 2011. /Telegrafi/