LAJMI I FUNDIT:

Lenovo C325 multimedial

Lenovo C325 multimedial

Lenovo zgjeron ofertën e kompjuterëve all-in-one (AIO) me modelin C325, të dedikuar për shfrytëzuesit me kërkesa më të ulëta.

Kompjuteri është i bazuar në platformën Brazos të AMD-së dhe vjen i pajisur me procesorin E-450 me dy bërthama me takt pune prej 1.65 Ghz dhe bërthamën e integruar grafike Radeon HD 6320.

Në C325 Lenovo ka vendosur ekranin 20-inçësh me rezolucion prej 1,600 x 900 pikë (opsion është ndjeshmëria në prekje), e mund të përdoren deri në 8 GB të memories DDR3 dhe 1 TB hapësirë në disk. Pajisjet tjera përbëhet nga DVD incizuesi, lexuesi i kartelave të memories, rrjeti me dhe pa tela, konektori USB 3.0, ueb kamera dhe altoparlantët me fuqi prej 3 W. Çmimi është rreth 699 dollarë. /Telegrafi/