LAJMI I FUNDIT:

Xboxi i ardhshëm – pas dy vitesh

Xboxi i ardhshëm – pas dy vitesh

A do të quhet gjenerata e ardhshme e Xboxit Xbox 720 ose ndryshe ende nuk është vendosur, por sipas shkrimit të faqeve Xbit labs, ajo në treg do të paraqitet në vitin 2013.

Deri te kjo e dhënë sipas pohimeve ata kanë ardhur nga analiza e të dhënave që kanë gjetur tek veglat e zhvilluesve, prodhuesit e procesorëve dhe kompanitë të cilat merren me zhvillimin e middlewareit, e të cilët janë kontaktuar nga ana e Microsoftit për nevojat e zhvillimit të konsolës.

Paraqitja do të duhej të mbahet gjatë pranverës së vitit 2013, pak para mbajtjes së panairit E3, e në shitje konsola do të duhej të paraqitet gjatë muajit dhjetor të të njëjtit vit.

Sipas pohimeve hardueri prototip i konsolës qysh tani ka ardhur në zyrat e Electronic Arts të cilët janë duke e testuar, e “konsola” është e vendosur brenda një shtëpize të madhe të zakonshme të kompjuterëve. Kurrfarë specifikave nuk janë të njohura, por vetëm mbetet të supozohet për harduerin në bazë të deklaratave të mëhershme nga Microsoft se konsola e ardhshme do të ketë “grafikën e ngjashme me atë në Avatar”, se distribucioni i lojërave ende në pjesën më të madhe do të bëhet përmes mediave optik, dhe se luajtja nga largësia përmes shërbimeve çfarë është Onlive ende nuk është në plan.


Fillimisht Microsoft paramenduar jetëgjatësinë e Xbox 360 të jetë 10 vite dhe që pasuesi të paraqitet me 2015, por duket se është hequr dorë nga kjo skemë. /Telegrafi/