LAJMI I FUNDIT:

Audeze LCD-3

Audeze LCD-3

Audeze, prodhues ky mjaftë mirë i njohur për adhuruesit e audios për kufjet me kualitet të lartë, paraqiti modelin e ri me emërtimin LCD-3.

Kufjet janë me dizajn gati të njëjtë si të versionit paraprak, por kanë shtëpizën nga një lloj i posaçëm i drurit (me vija të Zebrës) dhe jastëkët nga lëkura e qengjit, e blerësve gjithashtu u dërgohen në një arkë nga druri për ruajtjen e tyre.

Audeze LCD-3 janë dëgjuese të tipit të hapur me driver të njohur planar-magnetik (ose ortodinamik sipas nomenklaturës së vjetër të Yamahas), që sjellin karakteristikat më të mira të teknologjive elektrostatike dhe dinamike. Teknologjia mundëson nivelin shumë të madh të detajit dhe “shpejtësinë” e dëgjuesve si dhe distorzion të ulët, por edhe bas karakteristik të thellë për driverët klasik dinamik.

Specifikat përfshijnë brezin e frekuencave prej 5 Hz deri në 20 KHz, ndikimin prej 93 dB/1 mW dhe daljen maksimale prej 133 dB me 15 W. Distorzioni është më i vogël se 1 për qind madje edhe nivelet më të larta të zërit, derisa impedanca është 50 Ohm. Përkundër impedancës relativisht të ulët, një tip i këtillë i dëgjueseve për punën normale kërkon edhe përforcuesin adekuat, derisa për vet dëgjueset duhet ndarë hiq më pak se 1,945 dollarë. /Telegrafi/