LAJMI I FUNDIT:

Çerek solid për Seagate

Çerek solid për Seagate

Seagate publikoi rezultatet e afarizmit për çerekun e parë të vitit të vet fiskal 2012. Kompania pati të hyra në vlerë prej 2.8 miliard dollarë.

Ky rezultat është më i mirë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por më i keq në krahasim me çerekun e mëparshëm. Profiti i kompanisë ishte 140 milion dollarë, e krejtësisht janë shitur 51 milion disqe nga Seagate.

Çerekun e ardhshëm Seagate do të ketë rezultate dukshëm më të mira nga Western Digital duke iu falënderuar vërshimeve të cilat goditën uzinat e kompanisë. Western Digital prejt të ketë rreth 25 milion disqe të shitura, e Seagate në mes 40 dhe 50 milion. /Telegrafi/