LAJMI I FUNDIT:

Lytro – revolucioni i fotografisë?

Lytro – revolucioni i fotografisë?

Kompania e themeluar së voni Lytro paraqiti fotoaparatin e parë pa fokus me emrin Lytro Light Field Camera.

Sipas pohimeve të tyre, mund të harrojmë rregullimin e fokusit, ekspozicionit, shpejtësisë së mbyllësit dhe ndriçimin për shkak se ky fotoaparat zë “çdo grimcë të dritës” e cila vjen deri te lenta e tij, e pasi që të jetë bërë fotografia, në të mund të zmadhojmë pjesët të cilat na interesojnë, respektivisht, të kemi më shumë pikë të fokusit në të njëjtën fotografi. Ky rregullim bëhet në kompjuter, e përveç rregullimit të fokusit, mund të ndryshohet edhe perspektiva e madhe edhe të bëhet kalimi nga pamja 2D në atë 3D dhe e kundërta.

Për momentin nuk është sqaruar saktësisht se si e bën ky fotoaparat këtë funksion, por në deklaratën publike theksohet se “shumë pjesë të brendshme të fotoaparatit klasik zëvendësohen nga softueri në kompjuter”. Gjithashtu pohohet se pajisja regjistron të tërë fushën e ndriçuar përpara vetës, ajo incizon më mirë edhe në kushtet e ndriçimit të dobët në krahasim me fotoaparatin klasik, e fotografitë 3D mund të bëhet vetëm me një lentë.

Në treg Lytro pritet të paraqitet kah fundi i këtij, respektivisht fillimi i vitit të ardhshëm, e çmimi i pajisjes është 400 dollarë në para-porosi për modelin prej 8GB, respektivisht 500 dollarë për modelin prej 16 GB.


Ndryshimi i fokusit të fotografive të bëra me këtë kamerë mund të bëhet me një klikim të miut e përdorimi praktik mund të shihet edhe në faqen zyrtare të produktet, e aty ndodhet edhe një sqarim më i detajuar i funksionimit të pajisjes. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

Teknologji
Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Teknologji
Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kalo në kategori