LAJMI I FUNDIT:

Panasonic zvogëlon prodhimin e plazmave

Panasonic zvogëlon prodhimin e plazmave

Panasonic paralajmëroi zvogëlimin e prodhimit të ekraneve plazma dhe largimin e disa mijëra punëtorëve.

Sipas shkrimeve në gazetat japoneze të cilat transmetohen nga Reuters, kompania do të ndërpres prodhimin e paneleve plazma në fabrikën e vet Amagasaki No. 3 në Japoninë jugore. Amagasaki No. 3 është fabrika më e madhe e ekraneve plazma me kapacitetin deri në 330,000 panele plazma në muaj, ndërsa është përfunduar në dhjetorin e vitit 2009. Në fabrikë prodhohen panelet e mëdhenj, me diagonale në mes 42 dhe 150 inç.

Panasonic sipas pohimeve gjithashtu po e shqyrton shitjen e fabrikës së vet të ekraneve LCD që ndodhet në afërsi të Tokios.
Për shkak të mbylljes së fabrikave kompania do ta zvogëloj numrin e të punësuarve për disa mijëra, duke përfshirë edhe ata që dëshirojnë të largohen vullnetarisht.

Në Panasonic për momentin vetëm theksojnë se kompania po shqyrton mundësitë e ndryshme në biznesin e tyre në lidhje me televizorët, por në këtë moment nuk kanë asgjë për të publikuar. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

Teknologji
Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Teknologji
Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kalo në kategori