LAJMI I FUNDIT:

Padfone – ende në plan

Padfone – ende në plan

Nga Asus rikujtojnë se Padfone i tyre është ende në plan për tu prodhuar. Bëhet fjalë për një smartphone i cili mund të kyçet në dock dhe kështu të bëhet tablet.

Rikujtojmë, diagonalja e ekranit në smartphone është 4.3 inç, ndërsa tableti dock është 10.1-inçësh. Sipas informatave të fundit, pajisja do të shitet me Android 4.0 Ice Cream Sandwich. Por, edhe pse pajisja është paralajmëruar qysh gjatë muajit maj, duket se nuk do ta shohim aq shpejtë në shitje. Padfone është ende në zhvillim, ndërsa fillimi i shitjes pritet të filloj gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm.

Duke pasur parasysh kohën e paraqitjes, më shumë informata rreth pajisjes pritet të zbulohen në panairin CES gjatë muajit janar. /Telegrafi/