LAJMI I FUNDIT:

Çipat ARM në 20 nanometra

Çipat ARM në 20 nanometra

Kompanitë ARM dhe TSMC kanë lajmëruar për prodhimin e suksesshëm të procesorëve 20-nanometërsh. Bëhet fjalë për procesorin disa-bërthamësh ARM Cortex-A15 MPCore, i cili pritet të përdoret në versionet e ardhshme të telefonave të mençur, tabletëve, pajisjeve të rrjetës dhe pajisjet tjera.

Procesori është i dizajnuar me ndihmën e platformës Open Innovation (OIP) të TSMC-së , ndërsa ARM është ende duke punuar në optimizimin e arkitekturës për të thjeshtësuar prodhimin dhe për të nxjerrë performancat maksimale në procesion prodhues prej 20-nanometrave. Çipat e përmendur Cortex A15 të ARM-së do të duhej të kenë performancat dy herë më të larta në krahasim me gjeneratat e mëparshme dhe mekanizmat më të avancuar të kursimit të energjisë. Për momentin nuk ka informata se kur do të filloj prodhimi masiv i përdorimi i këtyre procesorëve në pajisjet komerciale. /Telegrafi/