LAJMI I FUNDIT:

Tabletët me Windows 8 në verë

Tabletët me Windows 8 në verë

Nëse mund ti besojmë shkrimit në Digitimes, prodhuesit udhëheqës të kompjuterëve, në mes të cilëve edhe HP dhe Dell, së shpejti planifikojnë ti përvjelin mëngët dhe të futen në prodhimin e tabletëve me Windows 8. Modelet e rinj në treg pritet të paraqiten gjatë çerekut të tretë të vitit të ardhshëm.

Paraqitja e Kindle Fire të Amazonit nisi një luftë me çmime në mes të prodhuesve të tabletëve me Android, e ca prej tyre po e kërkojnë alternativën në platformat e reja. Gjithashtu, sipas pohimeve të njëjtë, Dell dhe Lenovo do të përqendrohen në prodhimin e pajisjeve tablet për afarizëm. Dell, siç ka paralajmëruar edhe vet kompania, ofertën e vet do ta bazoj në Windows 8, derisa Lenovo, Acer dhe Asus do të vazhdojnë të përdorin edhe Androidin.

Sipas pohimeve kinse të besueshme, të cilat ishin në dispozicion prej më herët, Microsoft RTM versionin e Windows 8 do të mund ta kishte në dispozicion qysh në prillin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/