LAJMI I FUNDIT:

iOS me 25 milionë përdorues, iCloud me 20 milionë anëtarë

iOS me 25 milionë përdorues, iCloud me 20 milionë anëtarë

Pas njoftimit se ka shitur më shumë se 4 milionë iPhone 4S, me paraqitjen në treg gjatë të premtës së kaluar, Apple gjithashtu ka dhënë disa detaje për versionin e fundit të sistemit të saj operativ, iOS 5 dhe iCloud, shërbime të cilat poashtu janë në dispozicion që nga java e kaluar.

Në këtë njoftim, Apple ka thënë se përdoruesit e saj kanë shkarkuar më shumë se 25 milionë herë sistemin operativ iOS 4, ndërsa edhe iCloud është treguar të jetë i kërkuar nga përdoruesit e Apple, të cilët deri në këtë moment janë mbi 20 milionë.

“Janë më shumë se 25 milionë përdorues të cilët tashmë përdorin iOS 5, sistemin operativ më të avancuar në botë, dhe ky numër është arritur për vetëm pesë ditë.

"Ndërsa, iCloud tani ka arritur të grumbullojë më shumë se 20 milionë përdorues aktiv” thuhet në njoftimin e kompanisë Apple.


iPhone 4S tani është në dispozicion në Angli, SHBA, Kanada, Japoni, Francë, Gjermani, dhe Japoni, ndërsa i njëjti do të jetë prezent edhe në 22 shtete tjera të botës deri më 28 tetor, apo në 70 shtete deri në fund të vitit. / Telegrafi /