LAJMI I FUNDIT:

Rënie e të hyrave në industrinë e lojërave në SHBA

Rënie e të hyrave në industrinë e lojërave në SHBA

Kompania NPD Group publikoi se shitja e harduerit, softuerit dhe aksesoreve të lojërave kompjuterike në SHBA gjatë muajit të kaluar ishte 1.16 miliard dollarë, që është rënie për 6% në krahasim me shtatorin e vitit 2010 kur ajo ishte 1.23 milion dollarë.

Edhe pse këto shifra janë të dobëta në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, rezultatet janë dukshëm më të mira se ato të muajit gusht kur qarkullimi ishte vetëm 669.9 milion dollarë, që ishte rënie prej 23% në krahasim me të njëjtin muaj një vit më herët.

Në fushën e harduerit është shënuar rënie e shitjeve prej 9%, në 349 milion dollarë. Xbox 360 i Microsoft ishte prapë konsola më e shitur me 438,000 copë të shitura, me çka ka pushtuar 42% të mbarë tregut. Sipas të dhënave nga Microsoft, ky është muaji i shtatë me radhë në të cilin kishin posedim të tregut më të madh se 40%.

Nintendo publikoi se ka shitur 240,000 copë konsola Wii, si dhe 260,000 copë të konsolës portative Nintendo 3DS. Ende po shitet mirë edhe Nintendo DS “i thjeshtë” që është shitur në 145,000 copë gjatë muajit të kaluar.


Sony nuk ka publikuar të dhënat për shitjen e konsolave të veta gjatë muajit shtator. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Teknologji
Sa do të mund të kushtonte iPhone më i mirë pas 10 viteve?

Sa do të mund të kushtonte iPhone më i mirë pas 10 viteve?

Sa i kushtoi Mark Zuckerbergut ndalja e përkohshme e Facebookut dhe Instagramit?

Sa i kushtoi Mark Zuckerbergut ndalja e përkohshme e Facebookut dhe Instagramit?

Teknologji
Kalo në kategori