LAJMI I FUNDIT:

Nesër është “Dita e Steve Jobs”

Nesër është “Dita e Steve Jobs”

Pas vdekjes së drejtorit të Apple, Steve Jobs më 5 tetor, vjen një festë e re në shtetin e Kalifornisë e cila mbahet për nder të tij.

Sipas një cicërime të postuar nga Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown thuhet se “Këtë të diel, (16 tetor) do të jetë Dita e Steve Jobs në shtetin e artë”.

Në të njëjtën ditë do të mbahet edhe një shërbim përkujtimor nga Apple Inc, ku banorët e Silicon Valley, së bashku me një elitë të njerëzve të teknologjisë do të jenë të ftuar për të festuar jetën e Steve Jobs, bashkë me ata që ishin personalisht të afërt me vizionarin e teknologjisë.

Një zëdhënës i Apple ka deklaruar tashmë se kjo do të jetë një mbledhje private, e ngjashme me ngjarjen e cila do të mbahet tri ditë më vonë vetëm për punonjësit e e kompanisë Apple, në kampusin e kompanisë në Cupertino.


Kjo festë, megjithatë ndoshta është një mënyrë që të gjithë të bashkohen për të vajtuar humbjen e një njeriu, që disa e kanë krahasuar me Albert Einstein apo Henry Ford, si dhe për të festuar jetën e mahnitshme që ai e ka jetuar, në të cilën ai ka kontribuar që t’i ndryshojë edhe jetët tona dhe botën e teknologjisë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Teknologji
Sa do të mund të kushtonte iPhone më i mirë pas 10 viteve?

Sa do të mund të kushtonte iPhone më i mirë pas 10 viteve?

Sa i kushtoi Mark Zuckerbergut ndalja e përkohshme e Facebookut dhe Instagramit?

Sa i kushtoi Mark Zuckerbergut ndalja e përkohshme e Facebookut dhe Instagramit?

Teknologji
Kalo në kategori