LAJMI I FUNDIT:

Nvidia 3D Vision 2

Nvidia 3D Vision 2

Nvidia paraqiti gjeneratën e dytë të kompletit 3D Vision, i cili mundëson luajtjen e lojërave me efektin 3D në kompjuterët me kartelat GeForce dhe monitorët e veçantë.

Nvidia 3D Vision 2 me anë të rrezeve infra-të-kuqe komunikon me stacionin bazë, ndërsa ka edhe syzet e ridizajnuara të cilat janë më të lehta dhe më komode nga ato paraprake.

Lentat në syze kanë sipërfaqen për 20% më të madhe, e aty është edhe teknologjia e re 3D LightBoost, e cila mundëson ndriçim dy herë më të madh dhe ngjyrat më të gjalla gjatë përdorimit të sistemit. Monitori i parë i cili përkrah këtë teknologji është VG278H i Asusit me diagonale prej 27 inç, HD rezolucion të plotë, kohën e përgjigjes prej 2 ms dhe freskimin prej 120 MHz.

Çmimi i kompletit 3D Vision 2 është 149 dollarë, vetëm i syzeve 99 dollarë, derisa monitori (i cili vjen me një palë syze) mund të blihet për 699 dollarë. Shitja fillon gjatë këtij muaji, ndërsa prezantimin e një zgjidhje të ngjashme tashmë e ka paralajmëruar edhe Toshiba. /Telegrafi/