LAJMI I FUNDIT:

5 milion Kindle Fire gjatë çerekut të katërt

5 milion Kindle Fire gjatë çerekut të katërt

Sipas vlerësimeve të reja të analistëve, Amazon ka gjasë që të shes më shumë se 5 milion tabletë Kindle Fire gjatë çerekut të katërt të këtij viti.

Vlerësimet e mëparshme ishin se Amazon do të shes rreth 4 milion Kindle Fire gjatë çerekut të katërt, por këto shifra janë rritur pas informatave për para-porositjet rekorde.

Kindle Fire është paraqitur me 28 shtatorë, e menjëherë par paraqitjes janë mundësuar para-porositjet e pajisjes që po shitet me çmim prej 199 dollarë. Vlerësohet se Amazon në gjashtë ditët e para pas paraqitjes ka marrë më shumë se 215,000 porosi, e shitja pritet të marr hov pas fillimit zyrtar të shitjes që është paraparë për 15 nëntor.

Sipas vlerësimeve të analistëve e vetmja pengesë për Amazonin në arritjen e këtyre shifrave të rishikuara janë problemet me numrin e mjaftueshëm të ekraneve. /Telegrafi/