LAJMI I FUNDIT:

Ndalesë e shitjes së Galaxy Tab 10.1 në Australi

Ndalesë e shitjes së Galaxy Tab 10.1 në Australi

Apple në kontestin që ka kundër Samsungut në Australi arriti të fitoj një ndalesë të përkohshme të shitjes së tabletave Galaxy Tab 10.1 nga Samsung.

Tabletët e Samsungut nuk guxojnë të shiten në Australi derisa në tërësi të shpalosen faktet në lidhje me shkeljen e kontestuar të patentave të Appleit nga ana e Samsungut.

Gjykatësja Annabelle Bennet thekson se ka shqyrtuar të gjitha opsionet. Në të vërtetë Apple do të përjetonte dëmtim të madh nëse do të lejohej shitja e tabletëve të Samsungut, ndërsa në ndërkohë do të konstatohej se shkelen patentat e Appleit.

Njëkohësisht, nëse ndalohet shitja e Galaxy Tab 10.1, Samsung gjithashtu do të përjetoj dëme të konsiderueshme. Por në fund ajo vendosi që dëmi që do ti shkaktohej Appleit prapëseprapë do të ishte më i madh se ai që do të ketë Samsung nga ndalesa e shitjes.


Natyrisht, përfaqësuesit e Samsungut nuk janë të kënaqur me këtë vendim, kështu që qysh tani janë duke shqyrtuar mundësitë për anulimin e këtij vendimi. /Telegrafi/