LAJMI I FUNDIT:

Bisha nga Zalman

Bisha nga Zalman

Zalman zyrtarisht paraqiti ftohësin e ri ajror high-end, CNPS12X. Këtë bishë me peshë prej 1 kg mund ta montoni në të gjithë procesorët nga Intel dhe AMD, duke përfshirë edhe ata për sllotin LGA 2011 dhe FM1, ndërsa dërgohet me pastën termale Zalman ZM-STG2.

Ftohësi ka gjashtë gypa për nxjerrjen e nxehtësisë Whole-Direct Touch Heatpipes (W-DHT), dy rrathë me fletëza me profile të ndryshme me LED ndriçim të kaltër. Ventilatorët mund të punojnë në dy mënyra, Quiet (prej 850 deri në 1,100 rrotullime në minutë dhe 22 dBA) dhe Performance me cilin rast shpejtësia e rrotullimit është prej 950 deri në 1,200 rpm, e zhurma 24 dBA. Çmimi i ftohësve në para-porosi është 67 euro. /Telegrafi/