LAJMI I FUNDIT:

Microsoft shet 10 milionë Kinect

Microsoft shet 10 milionë Kinect

Sot, Microsoft është duke festuar, pasi që ka arritur të shesë më shumë se 10 milionë kopje të konsolës së saj të lojërave, Kinect.

Dhe kjo shifër e konsolave të shitura, ka thyer rekordet e të gjitha konsolave tjera që janë shitur deri më tani. Për më tepër, ky numër i konsolave të shitura e bën kompaninë Microsoft lider edhe në garën e njohur si Motion Control Wars, e cila më herët njihej si Console Wars.

“Shifrat e shitjes flasin për vete” ka thënë Gaz Deaves, redaktor i lojërave në Guinness World Records.

Sipas një hulumtimi të pavarur, asnjë pajisje tjetër elektronike nuk është shitur më shumë, dhe më shpejtë, nëse e marrim parasysh afatin e dhënë kohor.


Kjo është një arritje e madhe, duke e marrë parasysh garën dhe prodhuesit kualitativ në këtë sektor, thuhet më tej në raport. / Telegrafi /