LAJMI I FUNDIT:

LG Viper fillon me para-porosi

LG Viper fillon me para-porosi

Para pak kohësh, LG e kishte paralajmëruar modelin e ri të telefonit, LG Viper, të cilin ajo fillimisht do ta ofrojë tek operatori mobil amerikan, Sprint, tek i cili ky model i telefonit të mençur Android do të kushtojë 99.99 dollarë pas rabatit të ofruar për përdoruesit e saj.

LG Viper vjen me Android 2.3 Gingerbread, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, rezolucion 480 x 800 piksel, si dhe procesorin dual core me 1.2GHz.

Karakteristikat tjera të LG Viper përfshijnë edhe kamerën VGA për video-komunikim, si dhe kamerën e pasme me 5MP, ndërsa ofrohet edhe lidhja me rrjetet 4G LTE, NFC dhe Google Wallet. / Telegrafi /