LAJMI I FUNDIT:

Windows Phone Marketplace bëhet me 60,000 aplikacione

Windows Phone Marketplace bëhet me 60,000 aplikacione

Informata e fundit për numrin e aplikacioneve mobile në platformën mobile të Microsoft, ishte ajo në të cilën kompania kishte thënë se Windows Phone Marketplace ka arritur të bëjë mbi 50,000 aplikacione.

Mirëpo, tani gjërat kanë ndryshuar pasi që Windows Phone Marketplace ka arritur në 60,000 aplikacione, dhe sipas kompanisë, këtë e kanë arritur për një kohë mjaft të shkurtër.

Sipas AAWP, Microsoft është duke shtuar më shumë se 400 aplikacione të reja në sistemin operativ Windows Phone Marketplace, ndërsa 10,000 të reja do të shtohen gjatë 25 ditëve të ardhshme.

Në raport gjithashtu thuhet se në platformën mobile të Microsoft tani janë 61,479 aplikacione nga 15,173 zhvillues, ndërsa qëllimi i kompanisë është që së shpejti të arrijë në 100,000 aplikacione. / Telegrafi /