LAJMI I FUNDIT:

Tango për WP7 edhe për segmentin e poshtëm

Tango për WP7 edhe për segmentin e poshtëm

Microsoft në depërtimin në tregun e smartphonëve shkon edhe nga ana tjetër – nga segmenti low-end. Në të vërtetë, sipas informatave që ka marrë The Verge kompania do të optimizoj Windows Phone 7 për punën në pajisjet e lira dhe me harduer inferior.

Sipas pohimeve, për punën e rrjedhshme të këtij SO në pajisje do të mjaftojnë 256 MB memorie. Edhe pse 256 MB është minimumi i propozuar si kërkesë minimale, pajisjet aktuale me Windows Phone 7 zakonisht shiten me 512 MB RAM. Prej më herët dihet se Microsoft planifikon të përkrah një numër më të madh të çipsetëve, e sipas roadmapit të kompanisë, koha e pritur e lansimit të mbindërtimit Tango është çereku i dytë.

Gjithashtu, mbindërtimi Tango, edhe pse i dedikohet pajisjeve entry-level, pritet të sjell diçka edhe për pajisjet “normale”. Përmendet përkrahja për direktoriume në ekranin Start, dhe ndryshimet e kontrolleve të instaluara për menaxhimin e reproduktimit të muzikës në krye të ekranit. Natyrisht, në versionin aktual të SO kontrollet e përmendura zënë shumë hapësirë në ekran. /Telegrafi/