LAJMI I FUNDIT:

iPhone 4S – ik nga burgu!

iPhone 4S – ik nga burgu!

Shfrytëzuesit të cilët dëshirojnë të kenë liri më të madhe për sa i përket asaj se çfarë mund të bëjnë me të përkëdhelurin e tyre, iPhone 4S, padyshim do ti gëzoj informata se më në fund është paraqitur jailbreaku “afatgjatë” (untethered) për këtë pajisje (në të vërtetë edhe për iPad 2).

Edhe pse ueb-faqja e cila është host i jailbreakit në kohën e shkrimit të lajmit ishte jashtë dispozicionit për shkak të mbingarkesës së serverit, duhet thënë se ekzistojnë faqet alternative. Jailbraku quhet GreenPois0n Absinthe dhe duhet instaluar në iOS 5.0 ose 5.0.1 (dhe atë për momentin duke përdorur Mac OS X, derisa versioni për Windows do të arrij së shpejti), e sipas paralajmërimeve instalimi i ndonjë versioni të ardhshëm të iOS-it do të anuloj këtë jailbreak. Natyrisht, nëse bëni jailbreak më nuk vlejnë garancitë që ka dhënë kompania për pajisjen. /Telegrafi/