LAJMI I FUNDIT:

Samsung paralajmëron modelet Joy dhe Fresh

Samsung paralajmëron modelet Joy dhe Fresh

Me sa duket, Samsung ka përgatitur edhe dy modele të reja në linjën e saj të telefonave të mençur, përkatësisht modelet Samsung Joy dhe Samsung Fresh.

Kësaj radhe, Samsung i ka patentuar modelet e saj të reja të telefonave, të cilëve i bashkëgjitet edhe patenta për Samsung Core dhe tabletin Samsung Galaxy Sleek.

Ende nuk ka detaje tjera për natyrën e patentave, mirëpo ajo që dihet për këta telefona të rinj nga Samsung, është se edhe këto dy modele bazohen në sistemin operativ Android, ndërsa të njëjtit nuk i përkasin linjës së famshme Galaxy.

Modelet e reja të telefonave nga Samsung pritet të paraqiten në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, ngjarje kjo e cila fillon më 27 shkurt të këtij viti. / Telegrafi /