LAJMI I FUNDIT:

Samsung: të gjitha rrugët qojnë te RIM

Samsung:  të gjitha rrugët qojnë te RIM

Të gjithë e dinë se ka kohë që RIM është duke pasur probleme. Dihet edhe se kompania është duke shqyrtuar “opsionet strategjike”, ose në përkthim – shitjen.

Një nga kandidatët real dhe “logjik” që do të mund të blinte RIM sipas pohimeve është Samsung – së paku kështu mendojnë analistët. Por, nga Samsung tani arrijnë informata të kundërta. Kompania pohon se nuk është e interesuar për blerjen e prodhuesit më të njohur për BlackBerry. Konkretisht, përfaqësuesi i Samsungut James Chung tha për Reuters se në kompani asnjëherë nuk kanë shqyrtuar blerjen e RIM-it, e gjithashtu, është demantuara edhe informata se vetë RIM është ofruar përmes një propozimi për akvizicion.

Sipas pohimeve, çmimi i RIM në treg është në mes 12 dhe 15 miliard dollarë. /Telegrafi/