LAJMI I FUNDIT:

Arrin Samsung Galaxy S II HD

Arrin Samsung Galaxy S II HD

Samsung ka lansuar versionin e ri të telefonit të saj të mençur, Samsung Galaxy S II HD, në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas zinxhirit të shitjes me pakicë, MobiCity, Samsung Galaxy S II HD do të arrijë së shpejti në tregun britanik.

Samsung Galaxy S II HD në rrjetin LTE është prezantuar në Korenë e Jugut në tetor të vitit të kaluar, ndërsa që nga ajo kohë, ky model është paraqitur në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe SHBA-të.

Versioni evropian i Samsung Galaxy S II HD nuk ka detaje të publikuara, mirëpo besohet se ky model ka karakteristika të njëjta me atë që është në dispozicion në vendet tjera të botës. / Telegrafi /