LAJMI I FUNDIT:

Nokia shet patenta

Nokia shet patenta

Kompania Sisvel International, e cila merret me menaxhimin e akvizicionit të pronësisë intelektuale, është pronari i ri i 47 “familje” të patentave të cilat deri tani ishin në pronësi të Nokias. Familjet bashkërisht numërojnë mbi 450 patenta.

Pjesa më e madhe e patentave, 350 sosh, sipas përshkrimit të Nokias janë kyç për teknologjitë e telekomunikimit, ndërsa mbulojnë rrjetat GSM-in, UMTS/WCDMA dhe LTE. Pjesa e mbetur e portofolit të patentave përbëhet nga patentat zbatues duke përfshirë teknologjinë e optimizimit dhe kodimit të videos. Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë publikuar.

Nga Nokia kanë porositur se vendimi për shitjen e patentave është rezultate i procesit të rregullt të menaxhimit me portofolin e patentave. 450 patentat e shitur përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të pronës së tërësishme intelektuale që vlerësohet të jetë rreth 30,000 patentë. /Telegrafi/