LAJMI I FUNDIT:

iPhone 4S shfrytëzon internetin dyfish më shumë

iPhone 4S shfrytëzon internetin dyfish më shumë

Sipas një raporti të fundit, pronarët e iPhone 4S përdorin dyfish më shumë internetin në telefonin e tyre, krahasuar me ata që përdorin modelin paraprak të telefonit të mençur të Apple, iPhone 4.

Në anën tjetër, përdorimi i internetit në iPhone 4S është tri herë më i lartë sesa në iPhone 3G.

Mirëpo, për tërë këtë sasi të rritur të përdorimit në iPhone 4S, shkaktar është asistentja virtuale e telefonit, Siri, thuhet në raportin e Arieso. / Telegrafi /