LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton LePhone S760

Lenovo prezanton LePhone S760

Gjatë ditës së djeshme, kompania Lenovo ka prezantuar një seri të tabletëve të rinj në Android, ndërsa në mesin e këtyre pajisjeve të reja, Lenovo ka shtuar edhe një telefon të mençur mobil, përkatësisht modelin LePhone S760.

Lenovo LePhone S760 karakterizohet me ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.7 inç, teknologjinë AMOLED, versionin e parafundit të platformës mobile të Google, Android 2.3.5 Gingerbread, si dhe procesorin me 1GHZ dhe 512 RAM.

Në anën e pasme të telefonit është edhe kamera me 5 mega-piksel, ndërsa telefoni pritet që së shpejti të fillojë të shitet në Kinë, por çmimi i tij për blerësit ende nuk është bërë i ditur. / Telegrafi /