LAJMI I FUNDIT:

Motorola Milestone 2 bëhet me Android Gingerbread

Motorola Milestone 2 bëhet me Android Gingerbread

Pronarët e modelit të avancuar të telefonit, Motorola Milestone 2, me siguri se do të jenë të kënaqur të dinë se telefoni i tyre do të mund të përditësohet me versionin e ri të sistemit operativ Android.

Në fakt, ata do të mund ta freskojnë telefonin e tyre me Android Gingerbread, ndërsa azhurnimi i ri në formë të përditësimit OTA do të fillojë që nga dita e nesërme.

“Të gjithë përdoruesit evropian të Motorola Milestone 2 do të mund ta fillojnë përditësimin e telefonit të tyre me Gingergread, ndërsa përditësimi do të ndodhë në faza, prandaj informohuni më shumë lidhur me këtë” thuhet në njoftimin zyrtar të prodhuesit.

Megjithatë, Motorola nuk i ka informuar pronarët e Motorola Milestone 2 për kohëzgjatjen e përditësimit të telefonit, apo edhe për shtetet në të cilat ky version i ri i Android do të vijë fillimisht. / Telegrafi /