LAJMI I FUNDIT:

Situatë jo aq serioze në HTC

Situatë jo aq serioze në HTC

HTC kohë më parë pati zvogëluar pritjet për të hyrat për çerekun e katërt . Në vend të rritjes prej 25% tani priten rezultatet në nivel të vitit të kaluar.

CFO i kompanisë Winston Yung gjatë një bisede për Reuters situatën financiare e përshkroi si “jo aq serioze”. Rikujtoi se HTC për gjashtë çerek radhazi kishte rritje të të hyrave, e në vlerësimet më konservatore, vitin e ardhshëm pritet të shiten 45 milion pajisje. Për krahasim, këtë vit prodhuesi nga Tajvani pret të se do të arrij të shes rreth 25 milion pajsije.

Sipas fjalëve të CFO-së së HTC-së, kompania për fillimin e vitit të ardhshëm po i përgatit “celularët e rinj LTE” për tregun amerikan, dhe modelet e zakonshëm “flagship” të dedikuar për tregun botërorë. /Telegrafi/