LAJMI I FUNDIT:

Motorola Pro+ në Mbretërinë e Bashkuar

Motorola Pro+ në Mbretërinë e Bashkuar

Siç edhe mund ta kujtoni, telefoni i cili bazohet në Android 2.3 Gingerbread, Motorola Pro+ ishte paralajmëruar gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa tani, i njëjti është në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar për një çmim prej 269 funtash.

Motorola Pro+ posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 3.1 inç, rezolucion 640 x 480 piksel, kamerë të pasme me 5 mega-piksel, auto-fokus, LED ndriçues, 4GB hapësirë të integruar, si dhe tastierë fizike QWERTY.

Karakteristikat tjera të këtij telefoni përfshijnë edhe WiFi dhe Bluetooth, ndërsa çmimi i përmendur më lartë vlen për telefonin pa kontratë me ndonjë operator të caktuar mobil. / Telegrafi /