LAJMI I FUNDIT:

iPhone, mbretëron edhe tek bizneset!

iPhone, mbretëron edhe tek bizneset!

Një hulumtim i fundit thotë se iPhone është kurorëzuar edhe me epitetin e “mbretit” edhe sa i përket konsumatorëve të biznesit, duke e tejkaluar edhe rivalin e mirënjohur në këtë segment, kompaninë RIM, dhe telefonat e saj, BlackBerry.

Ofruesi i shërbimeve për biznese, iPass ka realizuar një hulumtim me mbi 2300 respondentë, të cilët janë të punësuar në ndërmarrje të ndryshme biznesi, dhe gjetjet e raportit të saj thotë se iPhone është lider i segmentit me 45%. Në vitin 2010, kjo përqindje ka qenë në 31%.

Ndërsa, telefoni që për shumë vite e ka mbajtur pozitën e liderit në këtë segment të tregut, BlackBerry, ka rënë në vendin e dytë.

Tani, kompania kanadeze RIM mban 32.2 për qind të tregut të biznesit, dhe ka një rënie nga 34.5 për qind, sa kishte një vit më parë.


Megjithatë, iPass thotë se BlackBerry nuk ka humbur shumë treg, porse tregu i rivalëve është rritur dhe ka ndërhyrë në këtë sektor, ku edhe ka arritur të bëhet lider i të njëjtit. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Kalo në kategori