LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note del në Amazon, për 850 dollarë

Samsung Galaxy Note del në Amazon, për 850 dollarë

Samsung Galaxy Note është paraqitur në faqen amerikane të Amazon, për një çmim prej 849 dollarësh, ndërsa me sa duket, pajisja do të dërgohet në SHBA nga Evropa, pasi që atje ende nuk është lansuar edhe zyrtarisht.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Samsung Galaxy Note është një pajisje e jashtëzakonshme mobile e cila mbështetet në Android 2.3 Gingerbread, ekran të ndjeshëm në prekje me 5.3 inç, si dhe Super AMOLED, me rezolucion 1280 x 800 piksel.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Note përfshijnë edhe procesorin dual-core me 1.4GHz, 1GB RAM, kamerë të pasme me 8 mega-piksel, si dhe një tjetër të përparme me 2 mega-piksel.

Përveç njoftimit se Samsung Galaxy Note është në dispozicion për shitje në Mbretërinë e Bashkuar, kompania gjithashtu ka njoftuar se do ta pajis këtë model të ri të telefonit të mençur dhe tabletit, edhe me versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android Ice Cream Sandwich. / Telegrafi /