LAJMI I FUNDIT:

Konsumatorët rekomandojnë iPhone 4S

Konsumatorët rekomandojnë iPhone 4S

Gjatë ditës së sotme, Consumer Reports ka publikuar një vështrim të saj për modelin e fundit të telefonit të Apple, përkatësisht iPhone 4S, në të cilin ka thënë se ajo e “rekomandon” këtë pajisje tek konsumatorët të cilët duan ta blejnë atë.

Këtë gjë, Consumer Reports nuk e kishte bërë edhe për iPhone 4, i cili kishte probleme me antenën e telefonit që në fillim të paraqitjes në treg.

Në raportin e ri, të quajtur “Ratings of smartphones”, Consumer Reports thotë se iPhone 4S ka performuar shumë mirë në testet e saj, ndërsa e vlerëson faktin se në këtë version nuk janë hasur problemet e mëparshme.

“Apple iPhone 4S ka performuar shumë mirë në testet e baterisë, ndërsa rangohet me notën “Shumë Mirë” në listën tonë të atributeve” thuhet në raportin e Consumer Reports. / Telegrafi /