LAJMI I FUNDIT:

Nook Color 2 del më 7 nëntor?

Nook Color 2 del më 7 nëntor?

“Barnes and Noble” është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë që të garojë me rivalin e saj, Amazon dhe lexuesin e saj elektronik, Kindle.

Për një kohë të gjatë është folur se “Barnes and Noble” janë duke u përgatitur për lansimin e Nook Color, ndërsa tani ka raporte mediale të cilat thonë se Nook Color 2 do të jetë në treg më 7 nëntor 2011.

Mirëpo, ajo që është e rëndësishme është data, pasi që e njëjta është koha kur Amazon do të lansojë Kindle Fire në SHBA, ndërsa me sa duket, Barnes and Noble janë duke tentuar të konkurrojnë direkt me Kindle Fire.

Megjithatë, lidhur me Nook Color 2 ende nuk ka asnjë specifikë sa i përket çmimit apo performasave tjera të këtij tableti, ndërsa pritet që lansimi i Nook Color 2 do të kushtojë poaq sa edhe Kindle Fire. / Telegrafi /