LAJMI I FUNDIT:

xpPhone me Tetëshe

xpPhone me Tetëshe

Prodhuesin kinez ITG shumë kush e njeh për celularin xpPhone i cili shitej me Windows XP. Kompania për vitin e ardhshëm ka paralajmëruar versionin e ri të pajisjes me Windows 8.

Modeli xpPhone 2 do të ketë ekranin 4.3-inçësh të ndjeshëm në prekje në të cilin do të shfaqet ndërfaqja Metro e Windowsit të ri. Dimensionet e pajisjes janë 140 x 73 x 17.5 milimetra, e sipas paralajmërimeve, specifikat përfshijnë procesorin Atom 1.6-gigahercësh, 2 GB RAM dhe 112 GB të memories flash. Kohëzgjatja e baterisë është deklaruar në 18.5 orë bisedë.

Çmimi i këtij “celulari” të ri nuk është i ditur, e në shitje do të plasohet gjatë vitit 2012. /Telegrafi/