LAJMI I FUNDIT:

Nexus One shumë i ngadalshëm për ICS

Nexus One shumë i ngadalshëm për ICS

Nga Google kanë zbuluar se Nexus S do të marr mbindërtimin në Ice Cream Sandwich. Ndërsa vëllai i tij pak më i vjetër, modeli Nexus One, prapëseprapë nuk do ta ketë të njëjtin fat.

Arsyeja qëndron në atë se hardueri në smartphone “është thjeshtë shumë i ngadalshëm për ekzekutimin e sistemit të ri operativ”. Por, siç pati ndodhur disa herë më parë, ekziston shpresa se Nexus One do ta marr mbindërtimin përmes rrugëve alternative.

Nexus One është paraqitur në janarin e vitit 2010, e për Google e pati prodhuar HTC-ja. Ky ishte smartphone i parë referent për Android, ndërsa shitej me Androidin 2.1 “origjinal”. Celulari tani është i përkrahur për Android 2.3 Gingerbread. /Telegrafi/