LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Samsung e kalon Apple

Zyrtare: Samsung e kalon Apple

Me siguri se ju kujtohet se javën e kaluar është folur shumë për mundësinë që Apple ka mbetur prapa rivalit të saj Samsung, sa i përket shitjeve të telefonave të mençur për tremujorin e fundit të vitit.

Tani gjithçka është konfirmuar, pasi që Samsung ka njoftuar se ka arritur të shesë më shumë se 27.8 milionë telefona të mençur në tremujorin e fundit të këtij viti.

Ndërsa, në anën tjetër, Apple për periudhën e njëjtë të vitit ka thënë se ka shitur 17.1 milionë telefona të mençur mobil, dhe posedon 14.6 për qind të tregut, në krahasim me 23.8 për qind, sa ka Samsung.

Për momentin, Samsung është duke operuar shumë mirë me telefonat e saj të mençur, mirëpo kontestet e ndryshme ligjore mes Samsung dhe Apple kanë bërë që hovi i kompanisë nga Korea e Jugut të ndalet pak.


Për ta matur këtë trend edhe në vendin tonë, pyetja jonë është se sa prej jush keni një telefon nga Samsung ose Apple?