Pas triumfit të Pejës ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të xhiros së XI në Superligën e Kosovës në basketboll në “Karagaçi” me rezultat 73:71 njëri nga bartësit e lojës të skuadrës verdhezi, Alban Veseli është shprehur shumë i lumtur me këtë sukses.
Alban Veseli apo ndryshe 8-shja pejane njëkohësisht ka thënë se shpreson që ekipi i tij do ta përmbyll vitin 2015 me vetëm 1 humbje të regjistruar në të dyja garat, në Superligë dhe në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).
“Mendoj se jemi komponuar mjaft mirë si skuadër. Jemi e tërë struktura e lojtarëve vendor nga viti i kaluar dhe lojtarët e huaj janë duke e kryer punën e tyre me shumë përgjegjësi dhe besoj se ky rezultat nuk është i rastësishëm, sepse jemi duke punuar me përkushtim të madh".
"Është ende herët të flitet për fund, por gjithsesi kemi krijuar një avantazh shumë të madh që na bënë të jemi lider një kohë të gjatë, pse jo edhe të përfundojmë në pozitën e parë në Superligë, kurse sa i përket Ligës Ballkanike ndeshja e radhës është përcaktuese për pozitën e parë dhe nëse arrijmë të kthehemi nga Tivati me fitore do të jetë një sukses shumë i madh për skuadrën e Pejës që ta përfundojmë këtë stinor me vetëm një humbje në të dyja garat”.
Duhet theksuar se Peja është lidere në renditjen tabelare të elitës së basketbollit kosovar ku nga 9 ndeshje të zhvilluara ka po aq fitore të regjistruara me 18 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër në BIBL ka tubuar 9 pikë, ku nga 5 takime të luajtura ka shënuar 4 fitore e 1 humbje dhe zë vendin e dytë në Grupin B me pikë të barabarta me Teodo-n e Tivatit të Malit të Zi që është lidere në tabelë. Të vetmen disfatë në Ligën Ballkanike, Peja e ka pësuar nga Bashkimi në Prizren në start të edicionit të ri 2015/16.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania