LAJMI I FUNDIT:

Kufjet për Nokia nga Monster

Kufjet për Nokia nga Monster

Përveç celularëve të rinj, Nokia prezantoi edhe ca pajisje shtesë, gjithashtu në stil të ri të dizajnit.

Bëhet fjalë për kufjet Purity dhe Purity HD, të cilat për Nokia prodhohen nga Monster, kompani kjo përgjegjëse edhe për linjën e (mbi)vlerësuar të kufjeve Beats nga Dr. Dre.

Purity HD vjen në formën klasike të kufjeve, ndërsa kanë peshën prej 180 gram, kabllo me gjatësi prej 1.3 metra në të cilin ndodhet mikrofoni dhe tastet për rregullimin e lartësisë së zërit. Modeli Purity është i tipit in-ear me kabllon prej 1.2-metrave dhe ka mikrofonin e integruar, e në pako blerësit do të fitojnë edhe pesë shtesa për madhësitë e ndryshme të kanaleve të veshëve.

Përveç pohimeve për zë të kthjellët dhe kualitativ, kurrfarë specifikave teknike tjera nuk janë publikuar, e as çmimi i këtyre shtesave. Blerësit krahas headsetit do të fitojnë edhe çantat përkatëse për bartje, ndërsa mund të zgjedhin edhe njërën nga katër ngjyra kryesoe. /Telegrafi/