LAJMI I FUNDIT:

Edhe disa celularë nga HTC

Edhe disa celularë nga HTC

Redaksitë e zgjidhura kanë marrë ftesa për evenimentin e HTC-së në të cilin do të paraqiten “novacionet e fundit”. Evenimenti do të mbahet me 3 nëntor në New York.

Në ftesë është i shfaqur logo i komanisë Beats Audio që është sinjal se mund të ndodhë të paraqitet modeli Rezound. Ky smartphone, dikur i njohur nën emrin Vigor, do të jetë përgjigja e HTC-së për Nexus prime nga Google dhe Samsung. Specifikat e celularit përfshijnë procesorin dybërthamësh Snapdragon në 1.5-gigaherc, një gigabajt të memories RAM, kamerën e prapme në rezolucionin prej tetë megapiksel, dhe ekranin 4.3-inçësh në rezolucionin 720p.

Celulari në shitje në tregun amerikan do të duhej të paraqitet me 10 nëntor, ndërsa pritet fillimi i shitjes edhe në tregun evropian. /Telegrafi/