LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ngushëllohet me Kerasanin

Prishtina ngushëllohet me Kerasanin

Sigal Prishtina pas humbjes nga Peja në xhiron e kaluar në kuadër të Superligës së Kosovës, i është kthyer fitores sonte pasi ka arritur të fitojë ndaj Kerasan Prishtinës.

Kampioni i Kosovës fitoi me një epërsi të thellë prej 30 pikëve, me rezultat përfundimtar 111-79, shkruan Koha.net.

Në këtë takim shkëlqeu i riu Rinor Peci, i cili shënoi 35 pikë në këtë takim.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 16 pikë, katër pikë më pak se Peja, që ka një ndeshje më tepër të zhvilluar.