LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson modelin Transform Ultra

Samsung lanson modelin Transform Ultra

Samsung ka paralajmëruar edhe një telefon të mençur mobil në Android, përkatësisht modelin Samsung Transform Ultra, i cili është nisur për tek operatori mobil amerikan, Sprint.

Modeli më i ri i Samsung, Transform Ultra posedon versionin e ri të sistemit operativ të Google, përkatësisht Android 2.3 Gingerbread si dhe tastierën rrëshqitëse QWERTY.

Samsung Transform Ultra është i pajisur me procesor 1GHz, ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, HVGA, 512MB RAM, dhe 2GB memorie të brendshme.


Për më shumë, Samsung Transform Ultra posedon edhe VGA kamerën e përparme dhe një tjetër me 3MP, baterinë me 1500mAh, ndërsa çmimi i këtij modeli ende nuk është bërë i ditur. / Telegrafi /