LAJMI I FUNDIT:

Biografia e Steve Jobs arrin në iPad, iPhone

Biografia e Steve Jobs arrin në iPad, iPhone

Që nga dita e sotme, biografia e autorizuar e Steve Jobs, e titulluar “Steve Jobs Autobiography” nga Walter Isaacson ka filluar të shitet, dhe e njëjta është në dispozicion nga iBook e Apple, ose Kindle Store.

Në këtë libër biografik për themeluesin e Apple, Walter Isaacson ka intervistuar më shumë se 100 njerëz, në mesin e të cilëve janë edhe miqtë, familja, koleget e Jobs në Apple, si dhe rivalët e tij në treg.

Libri biografik i Steve Jobs e përshkruan jetën private të ish-drejtori të Apple, me detaje nga jeta personale e tij, duke përfshirë edhe adoptimin e tij në fëmijëri, punën e tij në Apple, dhe konkurrentët më të mëdhenj të tij nga Microsoft dhe Google.

Përveç librarive të autorizuara, libri i Jobs është gjithashtu në dispozicion në Apple iBook, si dhe Amazon Kindle për 16.99 dollarë. / Telegrafi /