LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Nexus, gjithkund në SHBA

Samsung Galaxy Nexus, gjithkund në SHBA

Para lansimit zyrtar të Samsung Galaxy Nexus, telefonit të mençur mobil nga Samsung dhe Google, i cili bazohet në sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich, dukej se Verizon Wireless do të ishte operatori i vetëm i cili do ta shiste këtë model.

Mirëpo, pas lansimit zyrtar të Samsung Galaxy Nexus merret vesh se ky model i avancuar i telefonit të mençur mobil do të jetë edhe tek disa operatorë të tjerë mobil në SHBA.

Tani, Samsung ka lansuar një faqe për telefonin e saj të ri me Google, si dhe ka listuar jo më pak se shtatë operator mobil në SHBA, prej nga mund të blihet Samsung Galaxy Nexus.

Në listë janë: AT&T, T-Mobile, Sprint, Verizon, MetroPCS, US Cellular dhe Cellular South, prandaj nëse e keni ndonjë mundësi për ta blerë atë, keni zgjedhje të mjaftueshme për çmime dhe forma të kontratës me operatorët amerikan. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

Teknologji
Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Teknologji
Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kalo në kategori