Pasi që Asociacioni i Taekwondos së Serbisë i ka refuzuar garuesit kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Taekwondos me himnin dhe simbolet e Republikës së Kosovës, Federata e Taekwondos së Kosovës ka dërguar një ankesë tek Federata Ndërkombëtare, Evropiane dhe Ballkanike e Taekwondos.
Në ankesë thuhet se Asociacioni i Taekwondos se Serbisë ka bërë shkelje të kodit etik të WTF artikulli 4, artikulli 5, dhe artikulli 6, duke bashkërenditur edhe shkeljet e statutit të WTF-së artikulli 2.3, artikullit 16.1 dhe artikullit 17.1, transmeton Koha.net.
Ata kërkojnë që ky kampionat ballkanik të anulohet.
“Federata e Taekwondos së Kosovës kërkon nga IOC, WTF, ETU dhe BTU që në bazë të legjislacionit në fuqi të merren masa përkatëse ndaj Asociacionit të Taekwondos të Serbisë dhe qeverisë se Serbisë. Kërkojmë që ky kampionat Ballkanik të anulohet, si dhe të merren masa disiplinore ndaj kryesisë se Asociacionit të Taekwondos se Serbisë pasi që vërehet qartë fushata që bënë kjo kryesi në ngritje të urrejtjes ndaj sportistëve kosovar”, thuhet më tej në ankesën që mund ta lexoni të plotë më poshtë.
Ankesa e plotë:
Shprehim shqetësimet tona të thella ndaj organizimit të Kampionatit Ballkanik të Taekwondos nga Asociacioni i Taekwondos se Serbisë dhe njëkohësisht ndaj vetë qasjes se shtetit të Serbisë.
Federata e Taekwondos së Kosovës që nga muaji maj i këtij viti është anëtare me të drejtë të plotë në WTF, ETU, BTU, gjithashtu Komiteti Olimpik i Kosovës është anëtare me të drejtë të plotë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Siç e dini, në Zrenjanin të Serbisë këtë vikend mbahet Kampionati Ballkanik i Taekwondos dhe vetëm tre ditë para fillimit të kampionatit ne informohemi zyrtarisht nga Asociacioni i Taekwondos se Serbisë, se Kosovës nuk i lejohet pjesëmarrja me të drejta të plota duke u prezantuar me simbole, flamur e himn të garantuara këto me statutin e IOC, WTF, ETU dhe BTU dhe njëherësh sportistëve tanë nuk u sigurohen kushtet elementare për një organizim siç është siguria.
Kjo pasi që Qeveria e Serbisë paska marrë muaj me parë disa vendime të cilat nuk lejojnë pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në Kampionatet të cilat i organizon Asociacioni i Taekwondos së Serbisë.
Nga letra e këtij asociacioni dërguar Federatës se Taekwondos të Kosovës mund të vërehet shumë qartë se si ky asociacion është totalishtë i politizuar duke provokuar dhe nxitur urrejtje ndaj sportistëve kosovar edhe nga ata serb.
Po ju citojmë një prononcim të garueses me medalje Olimpike znjsh. Milica Mandic e cila ka dhënë për gazetën serbe “Sport” në Serbi:
“Askujt prej anëtarëve të reprezentacionit tonë nuk ju vije mirë që në Ballkanik do të merr pjesë edhe reprezentacioni i Kosovës. Sidomos jemi të shqetësuar duke pasur parasysh raportet Serbi – Kosovë. Ne si garues jemi të pafuqishëm t’i ndalojmë ata të mos marrin pjesë në gara në vendin tonë, vetëm se na mbetet që Asociacioni i Serbisë të konsultohet me Ministrinë për Rini dhe Sport që eventualisht të bëjnë ndonjë zgjedhje në këtë drejtim.”
Ua dërgojmë edhe linkun në të cilin mund ta gjeni në origjinal prononcimin e saj, Balkanskoprvenstvo u tekvondu: ZastavaKosova u…rs.n1info.com
Mund të vërehet qartë se si ndikohen sportistet serb për urrejtje ndaj sportistëve të nacionaliteteve tjera si që është tani rasti ndaj sportistëve kosovar.
Nga kjo letër e tyre shihet se ky asociacion absolutisht nuk bartë në vete kodin etik të WTF, ETU dhe BTU-se si dhe bënë shkelje të rënd të statutit WTF-it, ETU-së dhe BTU-së.
Shohim një letër tërësisht me pretendime pushtuese të një vendi tjetër, të një vendi të lirë i cili është shtet vetëqeverisës me struktura e saja udhëheqëse dhe të pranuar nga me tepër se 100 shtete të botës.
Derisa sportistet kosovar e japin maksimumin e tyre për të udhëtuar në Serbi dhe për të bërë sport, për të ndarë vlera pozitive mes njeri-tjetrit, për t’u bashkuar me njeri-tjetrin dhe për të dëshmuar fuqinë e sportit të Taekwondos në bashkim, mirëkuptim dhe tolerancë. Asociacioni i Taekwondos së Serbisë ua ndalon sportistëve tanë pjesëmarrjen duke i trajtuar ata si jo të barabartë me sportistët tjerë.
Kosova qysh nga viti 2010 ka prezantuar në shumë gara ndërkombëtare të shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën por edhe në ato të cilat nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe një ndër shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën është edhe Greqia por që atje Përfaqësuesja e Kosovës në vitin 2012 ka qenë me të drejta të njëjta sikurse të gjitha shtetet me flamur dhe himnin e saj, pastaj në Rumani, Azerbajxhan dhe në Rusi, gjithashtu Kosova ka prezantuar me flamur dhe himn si të gjitha shtetet tjera.
Vendimi i cili citohet në letrën e këtij asociacioni nuk përputhën aspak me rregullat dhe statutin e WTF, ETU dhe as me BTU, prandaj, mendojmë se Asociacioni i Taekwondos së Serbisë është dashur të mendoj mirë para se të aplikoj për organizim të Kampionatit Ballkanik 2015, se çka nëse në këtë Kampionat vije edhe Kosova??? Është fare mirë e ditur se përfaqësuesja e Kosovës kudo që do të mbahej Ballkaniku do të merrte pjesë po edhe në Serbi gjithashtu.
Ndër kushtet elementare gjatë aplikimit të një shteti për të ju dhënë e drejta për organizim të një kampionati ndërkombëtar është edhe dhënia e mundësisë të gjitha shteteve që dëshirojnë të marrin pjesë në atë kampionat me të drejta të barabarta si dhe ofrimin e sigurisë se sportistëve, stafit, referëve etj. etj.
Dhe është për t’u habitur se si Asociacioni i Taekwondos së Serbisë edhe çështjen e sigurisë për sportistet kosovarë e ka injoruar dhe nuk ka ofruar aspak siguri, por vetëm ka ushtruar urrejtje ndaj sportistëve Kosovar.
Mendojmë se këto vendime siç thuhet në letër të aprovuara në Qeverinë e Serbisë në momentin që bindesh me statutin e WTF-it ato janë të pa vlefshme dhe Qeveria e Serbisë duhet të miratoj vendime të cilat përputhen me rregulloret dhe statutin e WTF ngase Serbia në WTF ka të anëtarësuar asociacionin e vet dhe ky asociacion duhet t’i përmbahet rregullave të WTF-it.
Kosova ka kohë që është në bisedime me Serbinë në mbështetje të ndërkombëtareve, tani këtu nga letra e këtij asociacioni vërehet qartë se sa është i interesuar ky asociacion të normalizoj marrëdhëniet ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë, këtu verem vetëm shprehje të urrejtjes dhe iluzionet e tyre për të marrë tokat e huaja sa më shumë.
Shkrimet e ndryshme dhe shprehja e shqetësimeve të këtij asociacioni për ardhjen e sportistëve kosovare në Serbi të botuara në shtypin serb këto ditë dhe gjithë kjo urrejtje e udhëheqësisë së këtij asociacioni është bartur edhe të qytetarwve serb, tek sportistët e taekwondos.
Asociacioni I Taekwondos se Serbisë ka bërë shkelje të kodit etik të WTF artikulli 4, artikulli 5, dhe artikulli 6. Ata po ashtu kanë bërë shkelje të statutit të WTF artikulli 2.3, artikullit 16.1 dhe artikullit 17.1.
Asociacioni I Taekwondos se Serbisë edhe Qeveria e Serbisë nuk sigurojnë kushte elementare për mbajtjen e këtij kampionatit Ballkanik, dhe një organizim i tillë i dobët i cili nuk siguron kushte të barabarta për të gjitha shtetet anëtare duhet të mos mbahet fare, apo me e pakta të mos mban ermin e Kampionatit Ballkanik, ai më se paku mundet të emërohet si kampionat me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Federata e Taekwondos së Kosovës me dëshirën e madhe për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare por mbi bazën e shqetësimeve të lart cekura ku nuk ka siguri elementare për sportistët nga Republika e Kosovës dhe nuk u mundësohet pjesëmarrje e barabartë, ka marrë vendim që të mos i lejoj sportistët e saj të marrin pjesë në një "kampionat" me këtë lloj organizimi që do të mbahet nesër nga Asociacioni i Serb i Taekwondos.
Federata e Taekwondos së Kosovës kërkon nga IOC, WTF, ETU dhe BTU që në bazë të legjislacionit në fuqi të merren masa përkatëse ndaj Asociacionit të Taekwondos të Serbisë dhe qeverisë se Serbisë. Kërkojmë që ky kampionat Ballkanik të anulohet, si dhe të merren masa disiplinore ndaj kryesisë se Asociacionit të Taekwondos se Serbisë pasi që vërehet qartë fushata që bënë kjo kryesi në ngritje të urrejtjes ndaj sportistëve kosovar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania