LAJMI I FUNDIT:

KOK-u nis projektin për shkollimin masiv të trajnerëve

KOK-u nis projektin për shkollimin masiv të trajnerëve

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka aplikuar në programin e Solidaritetit Olimpik për aftësimit e trajnerëve të fushave të ndryshme sportive, i cili është në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), shkruan Koha Ditore.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, të premten.

Ai ka thënë se Bordi i KOK-ut, në mbledhjen e mbajtur ditë më parë, ka vendosur që t’i dërgojë shtatë aplikime për aftësimin e trajnerëve për shtatë sporte të ndryshme olimpike në kuadër të programit të Solidaritetit Olimpik.