LAJMI I FUNDIT:

Edhe Nokia ka dëgjuese me NFC

Edhe Nokia ka dëgjuese me NFC

Nga Nokia arrijnë Bluetooth dëgjueset me emër Essence. E veçanta e këtyre dëgjueseve, si dhe të modelit të paraqitur herët nga Motorola, është teknologjia NFC.

Duke iu falënderuar kësaj teknologjie pa tela, për çiftëzimin e dëgjueseve me celularin mjafton që dy pajisje vetëm të ngjiten njëra me tjetrën, pa pasur nevojë për kërkimin e opsioneve nëpër meny. Dëgjueset janë të pajisura me zgjatëset in-ear nga silici, ndërsa kanë teknologjinë Bass Perfection dhe Active Noise Cancelation që është në gjende të anuloj deri në 99.8% të zhurmave anësore.

Kohëzgjatja e baterive është deklaruar në tetë orë, e brezi i dëgjueseve është deri në dhjetë metra. Të dhënat për datën e fillimit të shitjes dhe çmimin nuk janë publikuar. /Telegrafi/