Ndeshja e mbetur e xhiros së XI-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 19:30 në palestrën “Karagaçi”.
Ky takim ishte shtyrë për një javë me marrëveshje ndërmjet të dyja skuadrave pasi bardhekaltrit të martën që e lamë pas janë përballur me AEK Larnaca-n nga Qipro në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit K në FIBA Europe Cup.
Ky ballafaqim rezultoi të jetë i fundit për kryeqytetasit në garat evropiane pasi ata u eliminuan pikërisht në këtë ndeshje duke pësuar humbje para shikuesve të vet. Sidoqoftë Prishtina tashmë është e përqendruar maksimalisht në garat vendore dhe në Ligën Ballkanike (BIBL), aty ku edhe synon t’i mbrojë trofetë e fituar një edicion më parë.
Në duelin e parë të luajtur në kryeqytet në mes Sigal Prishtinës dhe Pejës fitore ka regjistruar kjo e fundit me rezultat 68:65, por atëbotë bardhekaltrit janë arsyetuar me faktin se kanë qenë të fokusuar tërësisht në garat në FIBA Europe Cup.
Branimir Paviq, trajner i Pejës pret nje ndeshje të fortë sikurse di gjithmonë të prodhojë kjo përballje.
"Kjo është ndeshja e tretë këtë edicion kundër Sigal Prishtinës dhe secila përballje me ta deri më tani ka qenë shumë e fortë dhe ka dhuruar spektakël. Është derbi më i madh në Kosovë dhe këtu gjithçka mund të ndodhë, pasi nuk është mirë të prognozohet rezultati. Pres të luftojmë deri në fund dhe pastaj të shohim se çka do të ndodhë. Mbi të gjitha, dua që skuadra ime të këtë një paraqitje të mirë dhe të reagoj për shkak se Prishtina ka një ekip të fortë që ka luajtur në FIBA Europe Cup. Megjithatë ne kemi dëshmuar se meritojmë respekt dhe do të luftojmë për fitore".
Në anën tjetër kapiteni iSigal Prishtinës, Edmond Azemi thotë se me angazhim ekipi i tij do të fitojë.
“Është një ndeshje e fortë, si gjithmonë mes këtyre ekipeve. Ne kemi telashe me lëndime të cilat kanë ardhur më shumë si pasojë e ndeshjeve të shumta e të forta. Besoj se do të riparohen këto lëndime dhe do të jemi të gatshëm për ndeshje. Jemi të vetëdijshëm se Peja ka kualitet sidomos i ka 6-7 lojtarë të klasit të lartë, por në anën tjetër ne e kemi bankën rezervë më të fortë. Nëse angazhohemi do të mposhtim Pejën”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania